Ansu Fati ka shkuar përsëri ‘në brisk’, këtë herë me Dr. Jose Carlos Noronha që kreu operacionin mbi të riun e Barcelonës në qytetin portugez Porto.
Klubi konfirmoi të mërkurën pas mesnate se 18-vjeçari kishte udhëtuar në Portugali për t’u kontrolluar nga mjeku, dhe më vonë raportoi se ai ishte nënshtruar një operacioni..
“Pasi udhëtoi për në Porto, Ansu Fati i është nënshtruar një artroskopie kontrolli në gjurin e majtë nga Dr. Jose Carlos Noronha, nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit. Lojtari do të vazhdojë me procesin e tij të rikuperimit”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.
❗ LATEST NEWS
Ansu Fati has undergone an arthroscopy in his left knee🔗 All the details: https://t.co/p50J9sO3eB pic.twitter.com/CzsDyLxMfr
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 6, 2021
Ansu Fati ka qenë jashtë aksionit që kur u dëmtua kundër Real Betisit në nëntor, dhe rikuperimi i tij nuk ka shkuar sipas planeve.
Ai vetë është prekur negativisht nga ndërlikimet në rikthimin e tij dhe ai është i dëshpëruar për të luajtur përsëri futboll.
Parashikimet e hershme ishin që lojtari do të humbte veprimin katër muaj, por ai tani ka qenë jashtë fushave për gjashtë muaj tashmë dhe nuk do të kthehet deri në fillimin e sezonit 2021/22.
18-vjeçari ka luajtur 43 ndeshje me ekipin e parë dhe ka shënuar 13 gola, si dhe ka siguruar tre asistime. /Telegrafi/