Telegrafi

Barcelona konfirmon se Ansu Fati futet në operacion të hënën e javës së ardhshme

Barcelona ka konfirmuar se Ansu Fati do të futet në operacion në të hënën e javës së ardhshme.

Klubi katalunas bëri të ditur se lojtarin ka lënduar miniskusin e këmbës së majtë dhe është i detyruar të futet në operacion.

Sipas njoftimin të bërë nga Blaugranasit, operacioni do të kryhet nga doktori Ramon Cugat, derisa do të mbetët të shihet se sa do të mungojë lojtari.

Ansu Fati u lëndua në takimin që Barcelona e zhvilloi përballë Real Betisit, duke liruar vendin kështu për Lionel Messin në minutën e 46-të.

Sipas mediave në Kataluni, lojtari pritet që të mungojë së paku tre muaj për shkak të lëndimit në muskulin e këmbës së majtë. /Telegrafi/