Lojtarët e Barcelonës do të kthehen në stërvitje individuale të premten në përputhje me protokollet e përcaktuara nga La Liga, ka konfirmuar klubi.
Lideri i La Ligas do të kryejë seancat stërvitore nën masa të rrepta të distancimit social në këtë javë.
Futbolli do të kthehet në Spanjë pas një bllokimi total nga pandemia Covid-19.
Barcelona ka njoftuar se lojtarët e skuadrës së tyre të parë do të rikthehen në stërvitje, ku skuadra do të ndahet në tri fusha në mënyrë që të ruajnë kërkesat për distancimin social.
LATEST NEWS! The Barça players will return to training on Friday, and will do so individually, as stipulated by @LaLigaEN protocols.
— FC Barcelona (from ?) (@FCBarcelona) May 7, 2020
Lojtarët do të vijnë me çantën e tyre të stërvitjes dhe do të shkojë drejt fushë, ku nga aty do të kthehen në shtëpi menjëherë pas përfundimit të stërvitjet pa hyrë në dhomat e zhveshjes.
“Skuadra e parë do të rikthehet në stërvitje këtë të premte individualisht duke ndjekur protokollet e përcaktuara nga La Liga”, thuhet në njoftimin e klubit.
Të gjithë lojtarët e Barcelonës janë testuar për coronavirus të mërkurën dhe kanë rezultuar negativ.
Anëtari i vetëm i skuadrës së parë që nuk u testua për Covid-19 ishte Ousmane Dembele, i cili do të kontrollohet të hënën. /Telegrafi/