Site icon Telegrafi

Barcelona konfirmon lëndimin e rëndë të Gavit, zbulohet koha e rikuperimit

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht një lajm të trishtueshëm që i shqetëson të gjithë fansat dhe klubin: dëmtimi i rëndë i Gavi.

Ylli i ri ka pësuar një lëndim serioz që do ta mbajë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë.

Në një deklaratë të klubit thuhet: “Pas testit të kryer të hënën në mëngjes te lojtari i ekipit të parë Gavi ka treguar se ai ka një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë dhe një lëndim shoqërues në meniskun anësor”.

Lexo po ashtu Barcelona e nervozuar me Spanjën për trajtimin që i bëri Gavit - si mund të evitohej lëndimi i rëndë

“Lojtari do të ketë një operacion, në ditët në vijim pas së cilës do të publikohet një përditësim i ri mjekësor”.

19-vjeçari pësoi një lëndim gjatë ndeshjes kualifikuese të Spanjës për Euro 2024 kundër Gjeorgjisë, duke u detyruar të dilte nga fusha 20 minuta pas lojës, ndërsa do të jetë jashtë fushave deri në tetë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version