Site icon Telegrafi

Barcelona konfirmon lëndimin e Jordi Albas, mungon së paku dy javë

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit Jordi Alba, i cili u detyrua ta lëshoj fushën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Burossia Dortmundit.

Mbrojtësi spanjoll u detyrua të largohet nga ndeshja ndaj Dortmundit pas vetëm 40 minutave lojë shkaku i lëndimit.

Sot (e mërkurë) në mëngjes, lojtari ka kryer disa teste mjekësore dhe është konfirmuar lëndimi i tij në kofshën e epërme të këmbës së majtë.

“Testet e realizuara kamë treguar që lojtari Jordi Alba, ka një dëmtim të kofshës së epërme në këmbën e majtë”.

“Lojtari tani është i padisponueshëm për veprim dhe rikuperimi i tij do të diktojë kthimin e tij”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Pas këtij lëndimi, mendohet se Alba do të mungojë së paku 10 deri në 15 ditë.

Kështu, Alba pritet të jetë jashtë fushave për takimin e ardhshëm në La Liga me Granadan këtë fundjavë dhe dy takimet tjera ndaj Villarrealit dhe Getafes. /Telegrafi/

Exit mobile version