Barcelona ka konfirmuar se testet e kryera të enjten në mëngjes kanë konfirmuar se Philippe Coutinho ka një këputje të vogël në biceps e majtë femoris.
Coutinho ka pësuar një lëndim, i cili mendohet të jetë nga ndeshja e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Ky lëndim është skanuar sot (e enjte) në mëngjes dhe Barcelona ka konfirmuar lëndimin.
Sipas njoftimit të tyre, ai ka lënduar bicepsin femoris të këmbës së majtë dhe pritet të mungojë dy deri në tri javë.
“Testet e bëra të enjten në mëngjes kanë konfirmuar se Philippe Coutinho ka një këputje të vogël në biceps femoris të këmbës së tij të majtë.
“Ai do të jetë jashtë për rreth dy deri tre javë”, thuhet në komunikatën e Barcelonës.
❗MEDICAL COMMUNIQUÉ@Phil_Coutinho to be out for two to three weeks.
ℹ️ https://t.co/ZcpDoil6yO
🔵🔴 #ForçaBarça pic.twitter.com/txnnSigdzD— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 8, 2018
Kështu, Coutinho pritet të mungojë gjatë gjithë muajit nëntor për klubi Blaugrana duke humbur tri apo katër ndeshje.
Ylli brazilian pritet të mungojë në dy ndeshjet e La Ligas, ndaj Real Betisin e Atletico Madridit, në Ligën e Kampionëve ndaj PSV-së, ndërsa në pikëpyetje është ndeshja ndaj Villarralit në kampionat. /Telegrafi/