Barcelona ka konfirmuar se Marc Casado ka pësuar një çarje të pjesshme në ligamentin e jashtëm të gjurit të tij të djathtë.
Mesfushori spanjoll e mori lëndimin gjatë ndeshjes kundër Atletico Madrid të dielën mbrëma, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 2-4.
Testet e mëtejshme të hënën konfirmuan diagnozën dhe tashmë Barcelona ka njoftuar të gjithë rreth këtij lëndimi.
🚨 MEDICAL NEWS 🚨
This morning, additional tests were performed on first-team player Marc Casadó, confirming a partial tear of the lateral collateral ligament in his right knee. He will undergo conservative treatment and is expected to be out for approximately two months. pic.twitter.com/gcPUM5srDp
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 18, 2025
“Këtë mëngjes janë kryer teste shtesë te lojtari i ekipit të parë Marc Casado, duke konfirmuar një çarje të pjesshme të ligamentit kolateral anësor në gjurin e tij të djathtë”.
“Ai do t’i nënshtrohet trajtimit konservativ dhe pritet të qëndrojë jashtë për rreth dy muaj”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Mungesa e Casados lë një boshllëk në mesfushë dhe Hansi Flick tani ka të ngjarë të kthehet te Eric Garcia si zëvendësues dhe Frenkie de Jong si titullar. /Telegrafi/