Telegrafi

Barcelona konfirmon: Henry drejt MLS

Përkundër se francezi mohoi mundësinë e largimit duke qenë i gatshëm ta respektonte kontratën e tij që zgjat edhe një vit, duket se të të njëjtit mendim nuk janë drejtuesit e kampionit të Spanjës.

Drejtori i Barcelonës, Joan Oliver, aludoi të hënën se marrëveshja për sulmuesin francez dhe transferimin e tij drejtë MLS, ishte në planet e Barcës dhe tani duket se është çështje kohe kur do të konfirmohet kalimi i Henry te New York Red Bulls. /Telegrafi/