Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit të tyre Ansu Fati, i cili lëshojë fushën me lot në sy gjatë pjesës së parë në ndeshje ndaj Celta Vigos.
Barcelona ishte afër të merrte një fitore të madhe në udhëtim te Celta Vigo pasi mbyllen pjesën e parë me epërsi 0-3, por në fund barazuan 3-3.
Golat në këtë përballje për Barcelonën u shënuan nga Ansu Fati (5’), Sergio Busquets (18’) dhe Memphis Depay (34’).
Megjithatë, fundi i pjesës së parë sjelli një lajm të keq për katalunasit, pasi Ansu Fati u lëndua përsëri.
Talenti spanjoll sapo është kthyer nga dëmtimi dhe u detyrua ta lëshoj fushën pa u mbyllur mirë pjesa e parë, ndërsa u zëvendësua në pushimin mes pjesëve.
Barcelona tashmë ka konfirmuar dëmtimin e lojtarit me anë të faqes së tyre zyrtare në internet.
“Testet këtë mbrëmje mbi lojtarin Ansu Fati kanë zbuluar se ai ka dëmtuar bicepsin femoral në kofshën e majtë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje derisa të shërohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
‼️ INJURY NEWS
The tests this evening on the player @ANSUFATI have revealed that he has injured the femoral biceps in his left thigh and will be unavailable for selection until he recovers pic.twitter.com/0S9kfPslhF
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 6, 2021