Telegrafi

Barcelona kërkon vetëm tre pikë ndaj Sociedadit – formacionet zyrtare

Real Sociedadi do të jetë nikoqir i Barcelonës për sfidën që luhet në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Reale Seguros”.

Për këtë ballafaqim, Sociedadi do të jetë pa Elustondon, Guridi, Nacho Monreal, Maoya, Sangalli, David Silva, Sola dhe Zaldua, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Blaugranasit nuk mund të llogarisin në Philippe Coutinhon, Ansu Fatin, Gerard Piquen dhe Sergio Roberton.

Formacioni startues i Real Sociedadit: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Le Normand, Merquelanz; Zubimendi, Guevara, Mikel Merino; Portu, Isak, Oyarzabal.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Dest, Busuqets, Griezmann, Dembele, Messi, Lenglet, Pedri, Alba, De Jong, Mingueza. /Telegrafi/