Site icon Telegrafi

Barcelona kërkon tri pikë si mysafir i Valencias, formacionet zyrtare

Barcelona do të jetë mysafir i Valencias në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Katalanasit janë në ndjekje të Real Madridit dhe vetëm fitorja i mban në hap më rivalët e përjetshëm pasi deri më tani kanë tubuar 28 pikë, tri më pak se mbretërit.

Në anën tjetër Valencia është në mesin e renditjes me 15 pikë.

Gennaro Gattuso për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në sulm me emra si Kluivert, Samuel Lino dhe Edi Cavani.

Në anën tjetër Xavi i ka besuar treshes  Ousmane Dembele, Ansu Fati dhe Robert Lewandowski.


Valencia: Mamardashvili; Thierry, Gabriel Paulista, Comert, Gayà; Guillamón, Foulquier, Almeida; Kluivert, Samuel Lino, Cavani.

Barcelona: Ter Stegen; Balde, Koundé, Eric García, Jordi Alba; Busquets, De Jong, Pedri; Dembélé, Ansu Fati. Lewandowski.


/Telegrafi/

Exit mobile version