Pas një interesi që zgjati muaj të tërë, Inter më në fund arriti të transferonte Gabigol. Sipas Uol Esporte, Barcelona është gati të hedhë në gjyq Santos-in për shkak të sulmuesit brazilian.
Katalanasit mendojnë se Santos nuk respektoi opsionin që kishin ata për Gabigol, i cili ishte vendosur që kur u krye transferimi i Neymar. Marrëveshja midis Santos dhe Barcelonas i ka dhënë ekipit spanjoll të drejtën të barazojë çdo ofertë që vjen drejt lojtarit brenda tre ditësh.
Klubi brazilian i kishte dërguar një email Barcelonas për t’i vënë në dijeni rreth ofertës së Inter të hënën por ata donin një përgjigje të enjten në datën 31 gusht pasi do të përfundonte merkato e verës. Barcelona i ka thënë Santos-it të mos finalizonte transferimin meqë nuk kishte mbetur mjaftueshëm kohë por brazilianët nuk iu bindën duke vijuar me transferimin.
Tashmë çështja do të spostohet në gjyq. Presidenti i Santos Modesto Roma i ka bërë të ditur Barças se email-i është dërguar vetëm të hënën pasi sapo kishte ardhur oferta e zikaltërve. Kjo gjë i ka mërzitur drejtuesit katalanas pasi Gabigol kishte mbërritur që të hënën në Milano për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Tashmë Barça kërkon që Santos t’i kthejë 3.2 milionë euro (pasi marrëveshja nuk është respektuar sipas tyre. Koha do të tregojë kush ka të drejtë