Telegrafi

Barcelona kërkon Paton për Ibrahimovic

Sipas sportives katalunase Sport, drejtuesit e Barcelonës vazhdojnë t’i shohin të gjitha opsionet e mundshme për atë se si ta lirojnë Zlatan Ibrahimovic. Edhe pse qëndrimi zyrtar i drejtuesve të klubit është se Ibrahimovic nuk është në shitje, mediat nuk ndalojnë së shkruari për largimin e tij nga Nou Camp.

Një prej opsioneve që është përmendur së fundi është kalimi i suedezit në Milan, klub i cili megjithatë nuk ka para për të paguar transferimin e tij. Por zgjidhja mund të jetë te përfshirja e ndonjë lojtari në marrëveshje.

Sport shkruan se Barcelona është e interesuar që si shkëmbim për Ibrahimovic të përfshihet Alexandre Pato. Por vetë lojtari mbrëmë tha se planifikon ta mbyllë marrëveshjen e tij në Milan, e cila zgjat deri në vitin 2014. /Telegrafi/