Telegrafi

Barcelona kërkon Christian Poulsen

Sipas mediave spanjolle Barca dëshiron të diskutojë marrëveshjen e përhershme me Juventusin për Caceres, por dëshiron që Poulsen të përfshihet në marrëveshje para afatit kalimtar të janarit.

Barcelona e sheh ish-yllin e Sevillas si mbulesë për Yaya Toure dhe Seydou Keita, të cilët që të dy do të largohen për në Kupën Afrikane në fillim të vitit të ri.

Poulsen ishte në listën e lojtarëve për shitje gjatë verës së kaluar, por që atëherë ka luftuar për të siguruar një vend në formacionin e Ciro Ferrara./Telegrafi/