Telegrafi

Barcelona me katër ekipe në gjysmëfinale në garat që organizohen nga UEFA

Katër ekipet e Barcelonës kanë arritur në gjysmëfinalet në garat që organizohen nga UEFA, me ekipin A, të femanve, të rinjve dhe futsallit, që kanë korrur suksese.

Skuadra e Ernesto Valverde ishte e fundit që u bashkua, duke e eliminuar Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve këtë të martë.

Sukses ka shënuar edhe ekipi i femrave, skuadra e të rinjve dhe ekipi i futsallit, duke u kualifikuar në katër më të mirët në garat evropiane.

Skuadra e femrave të Blaugranave do të përballet me Bayern Munchnin, të dielën e ardhshme.

Barcelona U-19 tashmë e ka rezervuar një vend në finalen e Ligës së UEFA-s për të rinjtë më 26 prill.

Ndërkohë skuadra e futsallit përfundoi e para në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Kairatin në gjysmëfinale. /Telegrafi/