Telegrafi

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit me fitoren ndaj Unionistas

Barcelona ka fituar 3-1 përballë Unionistas në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Mbretit.

Pas vetëm 31-të minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Alvaro Gomez, me Serranon që ishte asistuesi.

Por, Skuadra katalunase i barazoi shifrat në 1-1 kur po përfundonte pjesa e parqe, me Joao Felix që asistoi te Ferran Torres (45’).

Pjesa e dytë ishte e gjitha për Barcelonën, që realizoi dy gola për të përmbysur rezultatin.

Jules Kounde realizoi për 2-1 në minutën e 69-të nga një asistim i Cubarsi.

Për 3-1 u përkujdes Alejsandro Balde që shënoi në minutën e 73-të me një asistim të Koundes.

Barcelona kaloi në çerekfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa pritet që shumë shpejtë të mësojë edhe emrin e kundërshtarit. /Telegrafi/