Barcelona ka zhvilluar biesdime ‘shumë pozitive’ me kandidatin numër një për të zëvendësuar Xavin si trajner sezonin e ardhshëm, sipas një raporti të ri.
Ish-mesfushori legjendar tashmë ka njoftuar se do të jap dorëheqje nga pozita e tij me të përfunduar sezoni 2023/2024.
Një numër i madh i trajnerëve është lidhur me një kalim tek Barcelona, duke përfshirë emra si Roberto De Zerbi, Jose Mourinho dhe Thomas Tuchel, i cili po ashtu do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.
Por, kandidati kryesor për të pasuar Xavin në stol sipas raportimeve është Hansi Flick, i cili ka qenë i papunë që prej largimit nga Gjermania në shtator, pas një kampanjë zhgënjyese në Kupën e Botës 2022.
Sipas gazetarit Adrian Sanchez, bisedimet mes Barcelonës dhe Flick, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Bayernin në 2020, kanë qenë ‘mjaft pozitive’.
Është thënë se blaugranasit e shohin teknikun gjerman si një kandidat të fortë, pasi ai nuk ka shfaqur ndonjë hije dyshimi mbi ekipin.
Para se të merrte rolin e trajnerit tek Bayerni, Flick ka shërbyer si asistent i Niko Kovac në fillim të sezonit 2019/2020. Ai gjithashtu ka kaluar tetë vite si asistent i Joachim Low tek kombëtarja e Gjermanisë mes 2006 dhe 2014, sidoqoftë 59-vjeçari nuk ia doli të përsërisë suksesin e Low kur e morri drejtimin e kombëtares./Telegrafi/