Site icon Telegrafi

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona mund të ketë vetëm dy opsione për të luajtur ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas në La Liga.

Blaugranasit bën një njoftim të vonë duke bërë me dije se përballja e tyre ndaj Osasunas është shtyrë.

Ky vendim erdhi pas një përditësimi tragjik nga klubi pasi u konfirmua lajmi për vdekjen e doktorit të ekipit të parë Carles Minarro Garcia.

Klubi katalanas nuk pritet që të bëjë ndonjë kërkesë për të ndryshuar datën e përballjes së dytë në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas e cila do të luhet më datë 11 mars.

Lexo po ashtu Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Megjithatë, klubi do të duhet të bisedojë me La Ligan dhe Osasunan, për të siguruar një datë të re në këtë orar të ngjeshur me ndeshje.

Sipas një raportimi nga Diario AS, ka vetëm dy data në dispozicion kjo me sigurimin që Barcelona arrin finalen e Ligës së Kampionëve dhe të Kupës së Mbretit.

Në këtë rast, dita e mërkurë e 21 majit mund të jetë data e vetme në dispozicion, për shkak të pushimit me kombëtare.

Si alternativë, në rast se Barcelona eliminohet nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8-tës dhe nuk arrin finalen e Kupës së Mbretit, atëherë kjo sfidë mund të luhet më 26 prill.

Kjo do të binte në ditën e finales së Kupës së Mbretit dhe do të lejonte kohë të mjaftueshme ndërmjet çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të mundshme të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version