Site icon Telegrafi

Barcelona ka refuzuar 150 milionë euro për Ansu Fatin

Barcelona ka refuzuar një ofertë me vlerë 150 milionë euro për Ansu Fati.

Klubi u informua për ofertën nga agjenti i ri i adoleshentit, Jorge Mendes, disa ditë më parë.

Oferta përfshinte 125 milionë euro për transferimin, plus 25 milionë të tjerë në formë bonusesh.

Barcelona, ​​megjithatë, nuk donte të dëgjonte për ofertën dhe refuzoi të hynte në bisedime për shitjen e 17-vjeçarit.

Edhe në fillim të këtij viti, një klub ishte përgatitur të paguante 100 milionë euro për Ansu Fati – një tjetër ofertë që iu transmetua Barcelonës nga Mendes, edhe pse ai nuk ishte agjent i lojtarit atëherë – por katalanasit kurrë nuk kanë menduar ta largojnë sulmuesin.

Emri i klubit që ka bërë këtë ofertë të fundit me vlerë 150 milionë euro mbetet i panjohur, por mediat angleze kanë raportuar se Manchester United ka interes të fortë për Fatin.

Djajtë e Kuq dëshirojnë të nënshkruajnë një sulmues të madh pasi po përpiqen të garojnë me Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean në garë për trofe.

Ansu Fati është bërë lojtar i ekipit të parë te Barcelona dhe ka pasur klauzolë për lirimin e tij në blerë 170 milionë euro, ndërsa tani ka shkuar në 400 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version