Telegrafi

Barcelona ka një diamant, 15 minutat ndaj Villarrealit tregojnë se Antu Fati është një talent i rrallë

Ansu Fati luajti vetëm 15 minuta kundër Villarrealit të martën në mbrëmje, por ai bëri përshtypje të madhe me aftësitë e tij individuale duke bërë një paraqitje jashtëzakonshme.

Fati, 16-vjeçar, luajti për Barcelonën në fitoren e tyre të ngushtë 2-1 në La Liga ndaj Villarrealit në Camp Nou.

Ai zëvendësoi Luis Suarezin në minutën e 78-të, ndërsa gazetat spanjolle pretendojnë se i riu bëri më shumë sesa shoku i tij i ekipit uruguaian pas inkuadrimit të lojë.

Lexo po ashtu Ansu Fati dhe 10 debutuesit më të rinj në histori të Ligës së Kampionëve

Fati tregoi për këta minuta se është një talent i madh se Barcelona ka një diamant në radhët e veta pas paraqitjet se tij brilante me driblime dhe raste të krijuara.

Gazeta spanjolle Marca shkroi me shkëlqim për Fatin pas paraqitjes së tij të fundit.

“Ai hyri në minutën e 78-të kundër Villarrealit në vend të Luis Suarez, i cili kishte zhgënjyer dhe ishte fishkëlluar në largimin e tij”.

Lexo po ashtu Ansu Fati me rekord të madh, bëhet lojtari më i ri në histori të Barçës që shënon në La Liga

“Ai tregoi më shumë në 15 minuta në fushë sesa Suarez, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi, së bashku”, shkruan në artikullin e gazetës Marca.

Kjo është vetëm ndeshja e fundit e mirë e Fatit, pasi talenti 16-vjecar është vlerësuar lartë edhe në paraqitjet e para, ku nuk munguan golat dhe asistimet, por edhe rekordet. /Telegrafi/