Pavarësisht se ka shitur Franck Kessie dhe Ousmane Dembele javën e fundit, Barcelona po kërkon të bëjë më shumë shitje nga tani deri në fund të afatit kalimtar.
Clement Lenglet duket se do të largohet, dhe ai ka të ngjarë t’i bashkohen edhe disa lojtarë të tjerë.
Sipas Diario Sport, Barcelona ka vënë në shitje Ferran Torres dhe Ansu Fatin.
Asnjë lojtar nuk pritet të jetë titullar për Xavi Hernandez këtë sezon. Si e tillë, Barcelona është e prirur të përmirësojë situatën e saj financiare duke shitur njërin prej tyre.
Në këtë fazë, Ansu Fati duket më i mundshëm të largohet – pasi ai ka qenë shumë i lidhur me një largim javët e fundit.
Barcelona do të ketë Raphinha, Ez Abde dhe Lamine Yamal si anësorët e tyre të parë këtë sezon, dhe braziliani pothuajse me siguri do të jetë një titullar i rregullt, pavarësisht kartonit të kuq kundër Getafes në fundjavë.
Ai është konsideruar si “i paprekshëm” nga Xavi dhe Deco, drejtori sportiv i klubit. /Telegrafi/