Telegrafi

Barcelona ka gjetur ‘Lionel Messin e ri’

Guido Vadala është vetëm 12-vjeçar dhe si edhe Messi vjen nga qyteti argjentinas Rosario. Vadala tashmë ka qenë në prova me Barcelonën dhe klubi spanjoll dëshiron ta mbajë atë.

Por bisedimet kanë ngecur gjatë javës së kaluar pasi Interi dhe Juventusi po ashtu janë hedhur në gjueti të të riut.

Barca tashmë i ka ofruar Guido-s vend në ekipin e të rinjve dhe po ashtu babait të tij një punë në Spanjë ashtu që familja e tij të mund të zhvendoset, shkruan Marca./Telegrafi/