Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde dhe ai i Sevillas, Jorge Sampaoli, janë kandidatët më të mundshëm që ta zëvendësojnë trajnerin aktual të Barcelonës, Luis Enrique, i cili do të largohet në qershor.
Mësohet se gjasa minimale ka edhe Arsene Wenger, por që do të jetë problem largimi i trajnerit nga Arsenali.
E ardhmja e Luis Enriques u vu seriozisht në pikëpyetje pas humbjes së turpshme kundër PSG-së (4-0) në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ai të mërkurën bëri të ditur se do të largohet nga Barcelona.
Enrique ka pasur shumë suksese me Barcelonën duke fituar të gjithë titujt, ndërsa këtë vit është ende në garë në tre trofetë më të rëndësishëm.
Tshmë zyrtarët e klubit kanë filluar bisedimet dhe kërkojnë trajner të ri.
Sampaoli dhe Valderde kanë treguar sukses me skuadrat e tyre këtë vit.
Dy emrat që përmendën janë edhe të Arsene Wenger dhe Laurent Blanc. /Telegrafi/