Telegrafi

Barcelona interesohet për De Jong

El Mundo Deportivo shkruan se Barca mund ta kërkojë holandezin si pjesë e marrëveshjes me Cityn që përfshin lëvizjen e Zlatan Ibrahimovic në kahe të kundërt.

De Jong do të arrinte në Nou Camp si zëvendësim i drejtpërdrejtë për nënshkrimin më të ri të Cityt, Yaya Toure. Një lojtar tjetër i Cityt për të cilin interesohet Barcelona është argjentinasi Pablo Zabaleta, që kaloi në kampionatin anglez nga Espanyol. /Telegrafi/