Shpresat e Barcelonës për të regjistruar Dani Olmon për pjesën e dytë të sezonit janë rritur pasi ata kanë siguruar një marrëveshje prej 100 milionë eurosh.
Teksa po vijmë në përfundim të vitit 2024, Olmo dhe bashkëlojtari i tij Pau Victor nuk e kanë të sigurt regjistrimin nga janari i 2025.
Sidoqoftë, Marca ka raportuar se blaugranasit kanë arritur një marrëveshje për shitjen e ulëseve VIP në stadiumin e rinovuar të ‘Camp Nou’ në drejtim të investitorëve nga Lindja e Mesme për 100 milionë euro.
Olmo iu bashkua Barcelonës në gusht për një shifër prej 62 milionë eurosh nga Leipzgu, por pasi një gjykatë refuzoi përpjekjet e Barçës për ta regjistruar atë, ata u desh të sigurojnë një shumë të majme parash për ta përfunduar këtë marrëveshje.
💬 #LoMásComentado | Laporta cierra un acuerdo de 100 millones para inscribir a Olmo y Pau Víctorhttps://t.co/ADzSS9qWOT
— MARCA (@marca) December 29, 2024
Ky raportim shton se këto para do t’i mundësojnë blaugranasve të rikthehen në rregullin 1:1 të La Ligas dhe të jenë në gjendje të transferojnë lojtarë.
Rregulli 1:1 i La Ligas i lejon skuadrat në këtë rast si Barcelona, që të shpenzojnë të gjitha paratë e fituara nga shitjet e lojtarëve ose kursimet nga pagat për të blerë lojtarë të rinj.
Në këtë pikë, gjiganti katalunas ishte duke operuar me rregullin 1:4, që do të thotë se ata mund të shpenzonin 1 euro nga katër sa kishin kursyer ose sjellë./Telegrafi/