Site icon Telegrafi

Barcelona gati të përfshijë një klauzolë largimi si lojtar i lirë për Iniestan

Barcelona është e gatshme të përfshijë një klauzolë largimi në marrëveshjen e tyre për kontratën e re me kapitenin Andres Iniesta.

Në qershor Iniesta do të jetë jashtë kontratës dhe deri më tani ka pritur për të diskutuar kushtet e reja me drejtuesit e Barcelonës.

Lexo po ashtu Iniesta trondit Barcelonën, mohon rinovimin

Sipas gazetës spanjolle Marca, Barca ka hartuar një propozim që do të jetë për dy vite vazhdim, me mundësinë e një vazhdimi me kontratë 12-mujore nga 2020.

Marrëveshja e re do të përfshinte gjithashtu një klauzolë largimi nga Iniesta, ku ai mund të largohej për një transferim të lirë ose për një klub jashtë Evropës (nga Kina, MLS etj) ose një ekip më të vogël brenda Spanjës, për shembull. Albacete.

Lexo po ashtu Iniesta rreth vazhdimit të kontratës: Situata është paksa e komplikuar

Megjithatë, nuk do të ketë një marrëveshje të tillë që lejon Iniestan të largohet për një konkurrent evropian, skuadër të madhe nga La Liga, Serie dhe Liga Premier.

Skenari ideal për Barcelonën do të ishte që Iniesta të luante ditët e tij të fundit me klubin katalunas para se të merrte një punë me ta jashtë fushës. /Telegrafi/

Exit mobile version