Telegrafi

Barcelona fton Chapecoensen në kupën “Joan Gamper”

Në Kolumbi ditë më parë është rrëzuar një aeroplan që barte skuadrën braziliane Chapecoense.

Pothuajse të gjithë futbollistët e skuadrës brazilian kanë ndërruar jetë.

E gjitha bota po e ndihmon ekipin që për herë të parë do të duhet të paraqitej në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, të cilën e fituan me vendim unanim në tavolinë, transmeton Telegrafi.

Por, së fundi edhe katalonasit e Barcelonës kanë ftuar Chapecoensen të merr pjesë në turneun e njohur si “Joan Gamper”, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Nuk dihet se kush do të paraqitet për brazilianët, ndërsa së fundi janë përfolur emrat e Ronaldinhos e Leite Kakas. /Telegrafi/