Shkuarja e Pep Guardiolas te Manchester City, ka bërë që Barcelona të mendojë për rinovimet e disa lojtarëve kyç që mund të ikin drejt Anglisë.
Përveç yjeve kryesor të sulmin që konsiderohen të paprekshëm te Barcelona , është një lojtar tjetër që klubi katalanas e sheh të paprekshëm.
Bëhet fjalë për Sergio Busquets i cili shihet si i paprekshëm dhe pritet t’i ofrohet një kontratë e re.
I gjithë ky nxitim vjen pasi, Pep Guardiola me tu emëruar si trajner i Manchester Cityt, ka filluar tua vë syrin lojtarëve të Barces.
Busquets është lojtar që kishte ardhur në ekipin e parë të Barcelonës, pas insistimit të Guardiolas. /Telegrafi/