Barcelona ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme ndaj Real Sociedadit, të cilët i ka mposhtur në udhëtim me rezultat 1-2.
Ekipi i drejtuar nga Ernesto Valverde ka fituar edhe takimin e javës së katërt në La Liga duke marrë maksimumin e pikëve deri më tani.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi mysafirëve katalunas, por ishin vetëm vendasit të cilët shënuan për 1-0 me anë të Aritz Elustondo (12′).
⏰ Second half under way in Anoeta!
Real Sociedad 1-0 FC Barcelona
⚽ Aritz Elustondo
💪 Let's go Barça!#RealSociedadBarça
🔵🔴 #ForçaBarça pic.twitter.com/JNSzmVjzzX— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 15, 2018
Në pjesën e dytë, Blaugranët arritën të kthehen në lojë dhe pas sulmeve të shumta arritën të gjejnë edhe dy gola.
Ishte sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 63-të për golin e barazimit 1-1.
⚽ GOOOOAAAL BARÇA!!! LUIS SUÁREZ!! (1-1, minut 63) #RealSociedadBarça pic.twitter.com/AUcfb6Ktac
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 15, 2018
pas këtij goli, Barcelona u trimërua më shumë dhe pas vetëm tre minutave shënoi me anë të Ousmane Dembeles për 1-2 dhe ky doli të jetë rezultat përfundimtar i ndeshjes.
⚽ GOOOOOAAAAL BARÇA!! DEMBÉLÉ!! (1-2, min 65) #RealSociedadBarça pic.twitter.com/KX0l78SY0O
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 15, 2018
Me këtë fitore, klubi nga Camp Nou arritën në kuotën e 12 pikëve dhe është lider, ndërsa baskët renditën në pozitën e 10-të me katër pikë.
Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin në shtëpi Gironan, ndërsa Sociedadi udhëton te Huesca. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=QgVXhjANYfY
https://twitter.com/MSN475/status/1040989071626067969