Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të La Ligas.
Ndeshja u zhbllokua që në start, kur Lamine Yamal asistoi te Robert Lewandowski i cili në minutën e tretë shënoi për 1-0.
Florian Lejeune dhe Sergio Camello kishin raste që të barazonin rezultatin, por nuk ia arritën.
⏰ HALFTIME
1️⃣ Barça (Robert Lewandowski 3′)
0️⃣ Rayo#BarçaRayo— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 19, 2024
Në fillimin e pjesës së dytë, të dy skaudrat kishin nga një rast, kur Alvaro Garcia rrezikoi për Rayon, ndërsa Fermin Lopez tentoi për Barcelonën, por nuk ia dolën.
Pas minutës së 70-të, ishte radha e Pedit që arriti të shënojë dy herë për t’i dhënë fund dilemave për fituesin.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 19, 2024
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Barcelona merr fitoren e 25-të sezonale që ia siguron pozitën e dytë në renditje me 82 pikë, katër më shumë se Girona që është e treta. /Telegrafi/