Site icon Telegrafi

Barcelona fiton titullin në La Liga për herë të parë që nga viti 2019

Barcelona është shpallur kampione në La Liga për herë të parë pas katër vitesh, pasi nuk e kishte marrë në duar trofeun që nga vitit 2019.

Blaugranasit mposhtën rivalin lokal, Espanyolin me rezultat 4-2 në shtëpi të tyre, për t’u kurorëzuar kampion për edicionin 2022/23, dhe kështu e rrëzuan nga froni Real Madridin.

Pas 11 minutash lojë, Barcelona kaloi në epërsi me golin e Robert Lewandowskit, me Alejandro Balden që ishte asistuesi.

Për 2-0 u përkujdes Balde, që ndryshoi roli nga asistues në golashënues, ndërsa atë e zëvendësoi Pedri që i dhuroi një asist të bukur.

Golin e tretë për katalunasit e shënoi sulmuesi polak në minutën e 40-të, që ishte i dyti personal në ndeshje.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Barcelona, derisa e shënuan edhe golin e katërt, ndërsa pranuan dy të tjerë.

Në minutën e 53-të, Frenkie de Jong asistoi te Jules Kounde, që realizoi me kokë për rezultatin 4-0.

Espanyoli rrezikoi më pas me anë të Javi Puados (70’), mirëpo Marc-Andre ter Stegen bëri pritje fantastike.

Gjermani nuk ia doli ta priste goditjen e Puados katër minuta më vonë, që realizoi për 4-1.

Por, vendasit nuk u ndalën me kaq – derisa shënuan edhe të dytin nëpërmjet Joselut (90+2′), por që nuk e ndalën festën e Barçës për titull.

Pas javës së 34-të, Barcelona është lidere me 85 pikë, 14 më shumë se rivali i përjetshëm Real Madridi, ndërsa në xhiron e 35-të si kampion takohet me Real Sociedadin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version