Barcelona ka arritur me mjaftë vështirësi të fitojë në udhëtim te Huesca me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 17-të në La Liga.
Pas vetëm 27-të minutash lojë, skuadra katalunase realizoi golin e vetëm të takimit me anë të Frenkie de Jong që u asistua nga Lionel Messi.
Skuadra katalunase shpërdoroi disa raste të njëpasnjëshme me anë të argjentinasit dhe Martin Braithwaites, që nuk ishin konkret.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1345829722643705860
Në pjesën e dytë, Barcelona tentoi të vuloste fitoren e tyre, mirëpo shpërdoruan shumë raste.
Në fund, goli i vetëm i holandezit doli të ishte i mjaftueshëm që të fitonin tri pikë mjaftë të rëndësishme.
Pasj javës së 17-të, Barcelona gjendet në vendin e pestë me 28 pikë, derisa në xhiron e 18-të do të të takohen me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/