Telegrafi

Barcelona fiton me rikthim të jashtëzakonshëm, ishte duke humbur dhe pa Lewandowskin që doli me të kuq

Barcelona ka marr fitore të madhe ndaj Osasunas si mysafir në kuadër të javës së 14-të La Ligas.

Ndeshja nisi keq për Barcelonën pasi vendasit shënuan që në start.

Zhvillohej minuta e 6-të, kur David Garcia i Osasunas, me kokë shënoi për 1-0.

Gjërat u bën edhe më keq pasi Robert Lewandowski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për ta lëshuar fushën.

Barcelona shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Por me të filluar pjesa e dytë, Barcelona arriti t’i barazojë shifrat, me Pedrin që shënoi për 1-1.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe dukej që Barcelona do të merrte barazim, në skenë doli Raphinha, që shënoi me kokë për 2-1 pas një asistimi të bukur të Frenkie de Jong.

Barcelona tashmë është lider me 37 pikë, pesë me pak se Real Madridi që mban vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/