Barcelona e ka mposhtur Elchen me rezultat minimal 2-0 në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Skuadra katalunase e filloi mjaftë mirë takimin, duke filluar si zakonisht me presion të lartë.
Por, goli i parë i takimit u shënua në minutën e 39-të me anë të Frenkie de Jongut.
💥 BOOM! @DeJongFrenkie21 opens the scoring! 0-1! pic.twitter.com/ms53H5M7e8
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 24, 2021
Në 45 minutat e dytë, Blaugranasit tentuan që të vulosnin fitoren e tyre, e që ia dolën të shënonin edhe një herë tjetër
Elche filloi të këndellje dhe rrezikoi portën e mysafirëve në minutën e 50-të me anë të Diego Gonzalez që kërkoi penallti, por që referi nuk mendoi ashtu.
📸 @JosanFerrandez7 🌪 #ElcheBarça | #MuchoElche 💚 pic.twitter.com/TNw5JBNKFb
— Elche Club de Fútbol 🌴💯 (@elchecf) January 24, 2021
Shtatë minuta më vonë, skuadra vendase rrezikoi përsëri, derisa tani me anë të Emiliano Rigonit, por që ishte i pasaktë.
Në minutën e 89-të, Barcelona krijoi një shans të mirë me anë të De Jong që asistoi për Riqui Puig që realizoi për 2-0.
Pas javës së 20-të, Barcelona është në vendin e tretë me 37 pikë, derisa në xhiron e 21-të do të ketë punë me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/