Telegrafi

Barcelona fiton me PSV-në, Messi e nis me het-trik

Barcelona ka arritur të shënojë fitore në përballje me PSV me rezultat 4-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.

Ashtu siç ishte pritur katalunasit nga minuta e parë e nisën në sulm duke e kërkuar golin.

Por për të ardhur te goli i parë u desh të pritet minutash e 32-të.

Kush tjetër përpos Lionel Messit. Argjentinasi arriti të shënojë gol të bukur nga goditja e dënimit.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Barcelona e rriti ritmin, dhe arriti të shënojë edhe dy herë të tjera.

Dembele mori një top nga mesi i fushës, avancoi përpara dhe me një goditje të bukur nga 20 metra shënoi për 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tetë.

Lionel Messi shënoi golin e dytë personal, pas një aksioni shumë të bukur.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi i treti, ku Messi e kompletoi het-trikun pak minuta pa u mbyllur loja.

Barcelona merr tri pikët e para në grup, ndërsa PSV duhet t’i kërkojë pikët në ndeshjet e radhës. /Telegrafi/