Site icon Telegrafi

Barcelona fiton, por gjithçka mbetet e hapur (Video)

Barcelona ka arritur të përmbys rezultatin duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.

Skuadra e Atletico Madridit e nisi më mirë takimin kur arriri të shënojë me sulmuesin spanjoll Fernando Torres, i cili të shënojë gol në minutën e 25-të.

Ai mori një pasim shumë të bukur nga Koke dhe gjuajti ndërmjet dy këmbëve të portierit Ter Stegen.

Por ajo thinja nga ‘Hero në Zero’ u përshtatë më së miri për Torres, i cili mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me një lojtarë më pak.

Barcelona në pjesën e dytë filloi sulmet për të barazuar rezultatin.

Goli i barazimit erdhi në minutë e 64-të. Ishte Jordi Alaba që gjuajti në portë dhe topin e devijoi Suarez drejt portës për 1-1.

Barcelona kaloi në epërsi, pas golit të dytë të realizuar nga Luis Suarez në minutën e 74-të. Uruguaiani ishte në formë të mirë për dallim nga Messi, që nuk arriti të tregojë vetën.

Kjo është fitore e rëndësishme e Barcelonës, por e pamjaftueshme, pasi në ndeshjen e radhës luan në ‘Vicente Calderon’. /Telegrafi/

 

Shpëton Atlético de Madrid, e pa fat FC Barcelona.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-05

1-1: Barcelona barazon rezultatin me golin e Luis Suarez.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-05

2-1: Luis Suarez i jep Barcelonës epërsinë ndaj Atlético Madrid në Ligën e Kampionëve.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-05

Exit mobile version