Site icon Telegrafi

Barcelona fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Valencias – shkëlqen Lewandowski me het-trik

Barcelona ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Valencias në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

Blaugranasit golin e epërsisë e shënua përmes Fermin Lopez (22’) i cili u shërbye mjaft mirë në zonë nga Raphinha për rezultatin 1-0.

Mysafirët reaguan disa çaste më vonë, duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Hugo Duros i cili shfrytëzoi gabimin amatoresk të Ter Stegen.

Valencia nuk u ndal më kaq dhe përmbysi shifrat me anë të Pepelu (38’) i cili e shndërroi në gol penalltinë e shkaktuar nga Ronald Araujo për 2-1.

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë kur në minutat shtesë të pjesës së parë, Giorgio Mamardashvili u ndëshkua me karton të kuq pasi preku topin me dorë jashtë zonës.

Barcelona e shfrytëzoi për mrekulli avantazhin numerik në fushë, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë, falë het-trikut të shënuar nga Robert Lewandowski.

Lewandowski  fillimisht (49’) shënoi me kokë për të barazuar rezultatin në 2-2 pas një krosimi të Ilkay Gundogan, ndërsa në minutën e 82-të realizoi për të rikthyer avantazhin e Barcelonës në 3-2.

Goli i fundit në këtë takim dhe i het-trikut për sulmuesin polak erdhi në minutën e 93-të të sfidës, ku Lewandowski ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi për rezultatin përfundimtar 4-2.

 

Javën e ardhshme Barcelonën e pret ndeshja ndaj Gironës në udhëtim, ndërsa Valencia do të luajë ndaj Deportivo Alavesit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version