Barcelona ka fituar në minutat e fundit shtesë ndaj Valencias me rezultat 3-2.
Goli i parë i takimit erdhi nga sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, i cili kaloi Barcelonën në epërsi me një gol të bukur në minutën e 23-të.
Në vazhdimin e pjesës së parë ishte gjiganti katalunas që diktoi tempon duke krijuar shumë raste për gol, por që nuk e gjeti dhe me epërsi 1-0 skuadrat shkuan në epërsi.
Fillimi i pjesës së dytë ishte i furishëm për skuadrën e Cesare Prandellit, të cilët pas disa rasteve të krijuara gjetën edhe dy gola të shpejt për të kaluar në epërsi.
Së pari në minutën e 52-të me Munir El Haddadi, pastaj edhe me sulmuesin tjetër spanjoll, Rodrigo, i cili shënoi në minutën e 57-të nga afërsia.
Në vazhdim të takimit ishte Barcelona që u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit dhe atë edhe e gjeti.
Ishte sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 62-të nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Në lojën e mbetur të dy skuadrat patën raste të mira për të gjetur golin e fitores, por golin e fitore e gjeti Barcelona me anë të Messit, i cili shënoi në minutat shtesë nga pika e bardhë. /Telegrafi/
Munir El Haddadi Goal HD – Valencia 1-1 Barcelona – 21.10.2016 HD by @SportHD2016 – https://t.co/a14iBWjNEL via @DailymotionUSA
— Sport news (@SportHD2016) October 22, 2016
Goal Valencia, 2-1! Rodrigo gives the hosts the lead! pic.twitter.com/tFfharBSGk
— La Liga Daily (@LaLigaDaily1) October 22, 2016
هدف الافضل في العالم pic.twitter.com/Gn9IPdc19M
— Lionel Messi ? (@abdullah_babgii) October 22, 2016