Barcelona ka fituar më shumë mund ndaj Valencias si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të në La Liga.
Barcelona e nisi më mirë ndeshjen, pasi në pjesën e parë kishte disa raste.
Ansu Fati rrezikoi i pari duke humbur një rast shumë të mirë në minutën e 13-të.
Fati arriti të shënojë në minutën e 23-të, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.
Në fundin e pjesës së parë Robert Lewandowski gjuajti me kokë, por nuk ishte i saktë.
🚨 Halftime at Mestalla 🚨
0️⃣ Valencia
0️⃣ Barça#ValenciaBarça pic.twitter.com/yDbT8GlRiP— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 29, 2022
Fillimi i pjesës së dytë i takoi Valencias që madje arriti të shënojë, por goli i Samuel Dias Lino u anulua pasi një bashkëlojtari i tij më herët kishte luajtur me dorë.
Kur pritej që skuadrat të ndanin pikët, në skenë doli i zakonshmi, Robert Lewandowski, i cili shënoi golin e fitore (1-0).
https://twitter.com/S0CIALF00TBALL/status/1586462148179496960
Barcelona barazon pikët me Real Madridin nga 31, me mbretërit që kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/