Telegrafi

Barcelona fiton në frymën e fundit ndaj Osasunas – debutuan Felix dhe Cancelo

Barcelona ka fituar 2-1 ndaj Osasunas në kuadër të javës së katërt në La Liga.

Ndeshja filloi më mirë për katalunasit, që rrezikuan qysh në minutën e dytë, por gjuajtja e Frenkie de Jong u ndalt nga shtylla.

Rast të mirë për Osasunas lëshoi edhe Aimar Oroz (32’), pasi nuk arriti ta mposhtë nga afërsia Marc-Andre ter Stegen.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Jules Kounde e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 45+1-të.

Por, Osasuna nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Chimy Avilas (76’), duke rindezur sfidën.

Vendasit mbetën më pas me një lojtar më pak në fushë, pasi Alejandro Catena u ndëshkua me karton të kuq – me lojtarin që shkaktoi edhe penallti.

Përgjegjësinë te Barcelona e mori Robert Lewandowski (86’), duke e rikthyer epërsinë e skuadrës për 2-1.

Në këtë takim debutuan edhe dy transferimet e fundit të Barcelonës, Joao Felix (80’) dhe Joao Cancelo (59’), por pa ndonjë pikë kyçe në këtë takim.

Pas javës së katërt, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 10 pikë, dy më pak se lideri Real Madridi, ndërsa në xhiron e pestë takohen me Betisin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore