Barcelona ka fituar si mysafir i skuadrës së kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Murcias, me rezultat 3-0.
Trajneri Ernesto Valverde për këtë ndeshje i kishte pushuar të gjithë lojtarët e formacionet bazë, duke iu dhënë hapësirë atyre që nuk kanë luajtur në këtë fillim.
Kjo ka bërë që Barcelona epërsinë ta gjejë në minutën e 44-të me golin e Paco Alcacer.
Sulmuesi shënoi me kokë pas një harkimi të Deulofeut.
Në pjesën e dytë Barcelona arriti të shënojë edhe dy herë.
Ishte Gerard Deulofeu që gjeti rrjetën në minutën e 55-të pas një aksioni vetanak ku kaloi dy lojtarë kundërshtarë.
Golin e tretë të ndeshjes e shënoi Arnaiz Diaz Jose Manuel, pas një goditje të fortë jashtë zonës.
Barcelona ndeshjen kthyese e zhvillon në Camp Nou pas një muaji. /Telegrafi/
https://twitter.com/fantastachi/status/922924283998830593
https://twitter.com/fantastachi/status/922928570967711745
https://twitter.com/Dembeleskills/status/922927115993001984