Barcelona ka shënuar fitore ndaj Cadiz me rezultat 4-0 në kuadër të javës së pestë në La Liga.
Trajneri Xavi kishte bërë rrotacion në skuadër për këtë takim, pasi Cadiz nuk kishte marr pikë në katër ndeshje.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Raphinha që goditi shtyllën në minutën e 10-të.
HALFTIME
0️⃣ Cádiz
0️⃣ Barça#CádizBarça pic.twitter.com/ffBa366lEy— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 10, 2022
Në pjesën e dytë Barcelona rriti presionin dhe për rrjedhojë gjeti edhe golin.
Frankie de Jong ishte ai që shënoi nga afër për 1-0 në minutën e 55-të.
Pas dhjetë minutash Barcelona hipotekoi fitoren me Robert Lewandowskin që shënoi për 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=ule64oWMVK4
Në minutën e 81-të ndeshje u ndërpre pasi një tifoz në shkallët e stadiumit pësoi atak kardiak.
Për rreth 50 minuta loja u ndërpre, derisa tifozi mori trajtimin e duhur për tu larguar pastaj nga stadiumi.
Que momento se está viviendo en el juego de Cádiz Vs Barcelona. Un aficionado al parecer en muy malas condiciones de salud. El arquero del equipo local corrió por el desfibrilador para reanimar al aficionado 🙏🙏🙏🙏🙏🙏 #Fuerza pic.twitter.com/kFRq2zcR9n
— Leonardo Riaño (@TotalmenteLeo) September 10, 2022
Kur u rikthyen në fushë, Barcelona edhe njëherë shënoi me Ansu Fatin që mori një asistim nga Lewa dhe me portën e zbrazët shënoi për 3-0.
#CadizBarca #LaLiga
Barcelona's third goal by Ansu Fati 3-0 ⚽⚽⚽
https://t.co/UNaEwwRcxf— SHA3WAZA 𝕏 (@Sh3_aw) September 10, 2022
Në fund Barcelona shënoi edhe golin e katërt me Ousmane Dembele për 4-0.
Ouiii dembele https://t.co/7ZtmXThGBO
— byskip! (@bvskiz) September 10, 2022
Tani Barcelona ka 13 pikë në La Liga dhe mban pozitën e parë, por Real Madrid ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/