Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Alavesit me rezultat 2-0, duke u afruar drejt titullit kampion.
Ernesto Valverde kishte menduar që ta pushojë Lionel Messin duke e lënë në bankë.
Pjesa e parë ishte dominuese për Barcelonën që kishte posedimin topit.
Rasti i vetëm erdhi nga Luis Suarez që gjuajti drejt portës që në fillim të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Barcelona shënoi dy herë.
Një lojë e mirë e skuadrës në minutën e 55-të ku Carles Alena arriti të shënojë.
Nuk vonoi shumë dhe me VAR u akordua penallti në të mirë të Barcelonës.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Luis Suarez.
Deri në fund edhe pse Messi u fut në lojë, nuk kishte ndryshim të rezultatit.
Barcelona aktualisht ka 80 pikë dhe është shumë afër që të shpallet kampion. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bXuAGC93xJM
https://www.youtube.com/watch?v=YB6pmvPp4SE