Site icon Telegrafi

Barcelona fiton mes vështirësive ndaj Valladolidit, vazhdon t’i mbetet hije Real Madridit

Barcelona arritur të fitojë me rezultat minimal 0-1 në udhëtim te Real Valladolidi në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga.

Blaugranët kanë marr një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme ndaj Valladolit për t’i bërë presion rivalëve të Real Madridit për të lëshuar pikë në tri ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të katalunasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të dhe ishte Arturo Vidal, i cili ka shënuar për 0-1 pas asistimit të Lionel Messit.

Në pjesën e dytë, u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët patën edhe nga një rast të mirë shënimi.

Valladolidi provoi në minutën e 61-të me Enes Unal, ndërsa Barcelona tre minuta më vonë me Messin, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe katalunasit arritën të marrin në fund fitore me rezultat 0-1.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 79 pikë në vendin e dytë apo një më pak se lideri Real Madridi me një ndeshje më pak, ndërsa Valladolidi renditet i 14-ti me 39 pikë.

Në javën e ardhshme, katalunasit e presin në shtëpi Osasunën, ndërsa Valladolidi udhëton te Eibari. /Telegrafi/

Exit mobile version