Site icon Telegrafi

Barcelona fiton me ‘manita’ ndaj Real Betisit, Felix dhe Cancelo gjejnë golat e parë

Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Real Betisit, në sfidën që u zhvillua në “Olimpic Lluis Companys” në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit spanjoll.

Barcelona tregoi forcën e saj që në start duke pasur kontroll total të ndeshjes.

Golin e parë e shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes nëpërmjet Joao Felix për të cilin ishte goli i parë me fanellën e blaugranasve.

Nuk vonoi shumë, dhe vetëm disa minuta më vonë më saktësisht në atë të 32-tën Robert Leeandoeski shënoi për ta ngritur epërsinë në 2-0 pas një asistimi fantastik të Andreas Christensen.

https://twitter.com/Rich_Liviing/status/1703131178788634760

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Katalunasit nuk ndaluan as në pjesën e dytë ku ata fillimisht shënuan në minutën e 58-të të ndeshjes ku në skenë doli përsëri Joao Felix por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Golin e tretë ekipi i Xavit e shënoi në minutën e 63-të me Ferran Torres nga goditja e dënimit, goditje e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës së portierit kundërshtar duke mos i lënë asnjë mundësi për reagim.

https://twitter.com/Rich_Liviing/status/1703143483911860673

Vetëm tre minuta më vonë, Raphinha i cili hyri në fushë nga banka rezervë shënoi golin e katërt duke e fundosur përfundimisht ekipin mysafir.

https://twitter.com/Rich_Liviing/status/1703144613987471691

Golin e pestë dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Joao Cancelo për të cilin ishte gjithashtu goli i parë për blaugranasit.

https://twitter.com/Rich_Liviing/status/1703148359769301172

Barcelona i ka 13 pikë pas pesë ndeshjesh./Telegrafi/

 

Exit mobile version