Telegrafi

Barcelona fiton me ‘manita’ ndaj Gijonit (Video)

Barcelona është kthyer përsëri te fitoret pas barazimit ndaj Atletico Madridit.

Skuadra e trajneri Luis Enrique ka shënuar fitore të vlefshme në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas, pasi kanë fituar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te skuadra e Sporting Gijon.

Gjiganti katalunas ka treguar forcën e saj të vërtetë qysh në pjesën e parë, pasi arritën të shkojnë në pushim me epërsi në dyfishtë 2-0.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 29-të nga sulmuesi Luis Suarez, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimi të Arda Turan.

Vetëm tre minuta më vonë Barcelona shënoi golin e dytë me anë të mesfushorit Rafinha, i cili konvertoi një gol një harkim të mirë për tokë të Sergio Robertos dhe me këtë gol skuadrat shkuan në epërsi.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i qetë deri në daljen me karton të kuq të mesfushorit Alberto Lora në minutën e 74-të.

Pas kësaj, Barcelona arriti të shënoj edhe tre herë, ku së pari ishte sulmuesi brazilian Neymar, i cili shënoi në minutën e 81-të për 3-0.

Në minutën e 85-të ishte radha e turkut Turan, i cili shënoi pas asistimit të Sergio Robertos për 4-0.

Goli i pestë dhe i fundit u shënua përsëri nga sulmuesi brazilian, Neymar, i cili u shërbye nga Denis Suarez dhe me këtë gol edhe përfundoi takimi. /Telegrafi/