Site icon Telegrafi

Barcelona përmbysë Wolfsburgun dhe fiton Ligën e Kampionëve

Vashat e Barcelonës e kanë fituar Ligën e Kampionëve për femra, duke e mposhtur në finale Wolfsburgun.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Phillips” u shënuan plot pesë gola, ku vashat e Barcelonës i kanë mposhtur ato të Wolfsburgut me shifrat 3-2.

Ndeshja ishte tejet e zjarrtë, ku Wolfsburgu avanconte 2-0 në pjesën e parë me ndihmën e golave nga Ewa Pajor (minuta e 3’) dhe Alexandra Popp (minuta e 37’).

Ndërkaq, Barcelona u këndell në pjesën e dytë, kur edhe e filloi përmbysjen e madhe. Fillimisht, Gutierrez Guijarro shënon në minutën e 48’ për 2-1, kurse e barazon rezultatin në 2-2 në minutën e 50-të.

Golin e epërsisë për Barçën e shënoi Fridolina Rolfo, e cila shënon në minutën e 70-të për 3-2, gol ky i cili rezultoi të jetë goli i fitores në këtë finale.

Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të vashave të Barçës, raporton KosovaPress.

 

Exit mobile version