Barcelona ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Dynamo Kiev me rezultat 0-4 për ta siguruar zyrtarisht kalimin në raundin tjetër pas katër ndeshjeve.
Edhe pse trajneri Ronald Koeman kishte vendosur t’i pushojë disa nga lojtarët kryesorë të ekipit përfshirë Lionel Messin, skuadra e tij mori një fitore të lehtë në udhëtim.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0, edhe pse dyja skuadrat kishin raste shënimi.
Por me të filluar pjesa e dytë, katalunasit gjetën golin e epërsisë kur shënoi mbrojtësi amerikan Sergino Dest për 0-1 në minutën e 52-të.
Pesë minuta më vonë, sulmuesi danez Martin Braithwaite realizoi nga afërsia për 0-2 pas asistimit nga mbrojtësi Minugeza.
Danezi Braithwaite nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 70-të fitoi penallti të cilën e shndërroi në gol vet për 0-3.
Krejt në fund të ndeshjes, Antoine Griezmann realizoi golin e katërt për Barcelonën pas asistimit nga Jordi Alba.
Me këtë fitore të arritur, Barcelona edhe zyrtarisht ka siguruar kalimin në raundin tjetër nga Grupi G, por i duhet edhe një fitore për ta siguruar vendin e parë në tabelë.
Pas këtyre tri pikëve, Barcelona është lider i vetëm në Grupin G me 12 pikë pas katër ndeshjeve, teksa Dynamo Kiev është e fundit me vetëm një pikë.
Ndeshjen e ardhshme Barcelona do ta luaj në udhëtim te Ferencvaros në Hungari, ndërsa Dynamo Kiev viziton Italinë për tu përballur me Juventusin. /Telegrafi/
https://twitter.com/its_tanvir10/status/1331350948908830720
https://twitter.com/noob_fcb/status/1331345625594683397
https://twitter.com/MessiMX10i/status/1331348872283758594
.@ChampionsLeague | @dynamokyiven 0-4 @FCBarcelona | GOLO
Griezmann fecha as contas da partida! #ChampionsEleven pic.twitter.com/e6ztkZzyZx
— DAZN Portugal (@DAZNPortugal) November 24, 2020