Barcelona ka fituar në udhëtim te Alavesi me rezultat të thellë 6-0.
Skuadra e Luis Enriques ka treguar forcën e vërtetë ndaj Alavesit duke u shfryer në këtë skuadër me gjashtë gola të shënuara.
Katalunasit ishin dominues gjatë gjithë ndeshjes, por për të parë golin e parë u desh të presim minutën e 37, kur Luis Suarez shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Aleix Vidal.
Goli i dytë i Barcelonës erdhi tre minuta më vonë nga braziliani Neymar, i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Suarezit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Barça arriti të gjej golin edhe katër herë tjera, për vetëm tetë minuta, ku i pari ishte Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 59 për 3-0.
Dy minuta më vonë ishte mbrojtësi vendas që shënoi autogol për 4-0, ndërsa për 5-0 shënoi Ivan Rakitic një supergol në minutën e 65.
Luhej minuta e 67 kur Suarez shënoi golin e dytë të tij personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij, duke përfunduar një ditë të mirë për katalunasit.
Deri në fund të takimit, Barca pati edhe raste të tjera për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe në fund fituan 6-0 ndaj Alavesit.
Pas kësaj fitore, katalunasit e shohin vetën në pozitën e parë me 48 pikë apo dy më shumë se Real Madridi në vendin e dytë, por me tri ndeshje më pak, ndërsa Alavesi renditen në vendin e 12 me 27 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iMEyOVThc7E
https://www.youtube.com/watch?v=Hr6pnpo7XKA
https://twitter.com/FCB_Media4/status/830454568198733826
https://www.youtube.com/watch?v=U9rErtcLC7w
https://www.youtube.com/watch?v=FCOgV2MKzq4
https://www.youtube.com/watch?v=xyH2FIaic44