Telegrafi

Barcelona fiton edhe me lojtarë më pak në fushë

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, i dha avantazhin ekipit vendas që në minutën e gjashtë të lojës, por blaugranët pësuan një goditje herët në ndeshje, kur mbrojtësi Gerard Pique u përjashtua nga loja në minutën e 24-të.

Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak në ndeshje, kampionët vazhduan lojën e tyre dhe madje shënuan edhe golin dytë, të lehtësisë. Kësaj here autor ishte Xavi Hernandez më minutën e 67-të.

Roberto Soldado shënoi një penalti të vonshme për ekipin mysafir, të shkaktuar nga Rafael Marquez që po ashtu u përjashtua me karton të kuq. Por ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë pikë në këtë takim.

Në takim tjetër të La Liga, Valencia ka shënuar fitore 2-0 ndaj Valladolid në Mestalla. Vendasit kryen punën që në pjesën e parë me golat e Ever Banega dhe David Villa (29’).
/Telegrafi/